Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armëve
M.M. /RTKlive
Një person është arrestuar për posedim të paautorizuar të amrëve. Rasti ka ndodhur në fshatin Krushevë e Madhe, në Klinë, më 06.10.2024, ora 20:30.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, gjatë kontrollit nga njësiti policor në veturën e tij kishte një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me disa fishekë, për të cilat i dyshuari nuk ka prezantuar leje për mbajtjen e tyre.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se njësiti policor gjatë kontrollit nën ulësen e prapme të veturës me të cilën kishte qenë duke udhëtuar kanë gjete dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me disa fishekë. I dyshuari nuk ka prezantuar leje për mbajtjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.























