Sekuestrohen 75 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Merdarë
BKT
Kronika

Sekuestrohen 75 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Merdarë

E.Hoti RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 75 mijë euro të padeklaruara në një automjet  në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

“Policia Kufitare, në kuadër të planit operativ me karakter ndërkombëtar, realizuar në bashkëpunim me Frontex, “Ditët e Veprimit të Përbashkët - JAD Mobile 7”,  me datën 15.10.2024, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të RKS-së, gjatë kontrolleve të shtuara është bërë kontrollimi i automjetit me targa RKS, në të cilin gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, fillimisht, tek tre personat janë gjetur nga 10 000 (dhjetë mijë) euro bankënota, gjersa gjatë kontrollit të mëtejshëm në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të automjetit është gjetur edhe një shumë prej 45 000 (dyzet e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara.

Tutje theksohet se mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar agjensionit kompetent për procedurë të mëtejme.


MË SHUME NGA Kronika