13:48 / 17.10.2024
Dogana e Kosovës parandalon dy raste të kontrabandës së barnave në Ferizaj
K. K. / RTKlive
Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka kontrolluar dy barnatore në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Doganës, pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara, ka kontrolluar dy barnatore në Ferizaj.
“Gjatë kontrollit të subjekteve janë gjetur produkte farmaceutike (436 pako barna) pa banderola të Republikës së Kosovës, disa prej të cilave mbanin banderola të Serbisë dhe shteteve të tjera. Vlera e tyre është rreth 4 000 euro”, thuhet në njoftim.
Dogana thotë se mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.
“Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.























