Tentim vrasja në Pejë, i dyshuari në arrati
BKT
Kronika

Tentim vrasja në Pejë, i dyshuari në arrati

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vrasjes në tentativë që dyshohet se ka ndodhur të enjten në Pejë. 

Sipas Policisë, i dyshuari për rastin është në kërkim policor.

“Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me revole në drejtim të tij, por nuk e ka qëlluar”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin polica thotë se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar  katër gëzhoja.

Tutje theksohet se rasti është iniciuar si “ Vrasje në tentativë “ dhe  po hetohet nga organet e rendit.


MË SHUME NGA Kronika