09:46 / 20.10.2024
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohet se kanosi policët në Gjakovë
G.K/RTKlive
Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar dje pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë në Gjakovë.
Sipas policisë, ai këtë e bëri derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje.
“I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.























