Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok
BKT
Kronika

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok

E.Hoti RTKlive

Është raportuar se një mjet shpërthyes ështrë hedhur në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:52.

Bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një automjet.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e viktimës mashkull kosovar dhe si pasojë i është dëmtuar një automjet”, ka njoftuar Policia e Kosovës .

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar  nga organet e rendit dhe është inicuar si “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

.


MË SHUME NGA Kronika