Moti sot, me diell, vranësira e mjegull
BKT
Kosovë

Moti sot, me diell, vranësira e mjegull

RTKlive

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe rreth lumenjve , të ketë mjegull.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 deri në 21 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s. Java parashihet të jetë me kushte stabile meteorologjike.


MË SHUME NGA Kosovë