Ngrihet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krim të organizuar
BKT
Kronika

Ngrihet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krim të organizuar

E. Hoti / RTKlive

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve N.S;  A.S;  B.S;  SH.S. dhe J.F.

Sipas njoftimit të PSRK-së, aktakuza është ngritur kundër pesë të pandehurve për shkak se për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”,  “Shpëlarja e parave”, “Kanosja”, si dhe  “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Tutje theksohet se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë viteve 2020 - 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku të pandehurit janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të fajdesë.

 


MË SHUME NGA Kronika