Hyri me forcë në dyqan telefonash, arrestohet i dyshuari për vjedhje
BKT
Kronika

Hyri me forcë në dyqan telefonash, arrestohet i dyshuari për vjedhje

V.S|RTKlive

Dy lokale për shitje telefonash kanë qenë cak i një vjedhje të rëndë të premtën e javës që shkoi. Dy të dyshuar u futën me forcë brenda këtyre dy lokaleve në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan të cilët vodhën telefona, laptop e Ipad si dhe një shumë parashë.

Njëri nga këta të dyshuar tashmë është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.

Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës që thonë se i dyshuari u kap në pikën kufitare në Vërmicë.

“Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Deçan, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar, nё piken kufitare Vermicё i njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit nё praninë e avokatit mbrojtës. Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, thuhet në njoftimin policor.


MË SHUME NGA Kronika