Hyseini priti komandandantin e KFOR-it turk, diskutuan për siguri
BKT
Kosovë

Hyseini priti komandandantin e KFOR-it turk, diskutuan për siguri

K. K. / RTKlive

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Kadir Hyseini, ka pritur komandantin e KFOR-it turk për regjionin e Gjilanit, Yunuz Yildiz dhe zëvendësin e tij Mehmet Yapar, ku kanë diskutuar lidhur me aspektin e sigurisë dhe thellimin e bashkëpunimit.

“Nënkryetari Hyseini, ka falënderuar KFOR-in turk për ofrimin e sigurisë në komunën tonë dhe mbështetjen e dhënë me projekte në fusha të ndryshme e të cilat kanë pasur efekt pozitiv në jetën e qytetarëve”, njofton Komuna e Gjilanit.

Poashtu, në njoftim thuhet se është diskutuar edhe për projektet që janë në realizim nga komuna dhe për ato në të cilat mund të ketë ndërveprim e mbështetje.

“Nga ana tjetër edhe komandanti i KFOR-it turk Yunuz Yildiz, falënderoi nënkryetarin Kadir Hyseini për pritjen duke u zotuar në thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë