Arrestohet për armëmbajtje pa leje i dyshuari në Klinë
BKT
Kronika

Arrestohet për armëmbajtje pa leje i dyshuari në Klinë

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për mbajtje të paautorizuar të armës në fshatin Ranoc të Klinës.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, me datë 05.11.2024, rreth orёs 20:20, gjatё njё pike kontrolli nё fshatin Ranoc-Klinё, kanё ndaluar tё dyshuarin me automjet me targa vendore, gjatё kontrollit rutinor ne automjetin e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar: njё (1) armё (pistoletё) model Beretta cal 9x19 mm, njё (1) karikator i sё njejtёs armë, shtatёmbёdhjetё (17) copё fishekё cal:9x19mm”, njofton policia.

Gjatё intervistimit nga hetuesit, i dyshuari ka deklaruar se posedon edhe tetë fishekё tё tjerё nё shtёpi.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.


MË SHUME NGA Kronika