Punëtori vdes derisa po punonte në një objekt banesor në Prishtinë
BKT
Kronika

Punëtori vdes derisa po punonte në një objekt banesor në Prishtinë

RTKlive

Një burrë ka vdekur gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke punuar në një objekt banesor. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gucia” në Prishtinë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka qenë duke punuar në një objekt banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me vendim të prokurorit.

 


MË SHUME NGA Kronika