Policia jep detaje për plagosjen e një polici në Fushë Kosovë
BKT
Kronika

Policia jep detaje për plagosjen e një polici në Fushë Kosovë

E. Hoti / RTKlive

Një zyrtar policor jashtë detyrës, është plagosur në  Fushë Kosovë si kalimtar rasti nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje në mes vete.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, teksa lidhur me rastin  janë intervistuar dy të dyshuar.

“Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar të cilët janë liruar në konsultim me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes”, thuhet ne raportin 24-orësh të PK-së.

Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.

Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin, rasti është  inicuar  si “Vrasje në tentativë , shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanosje dhe armëmbajtje pa leje” , ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.


MË SHUME NGA Kronika