Tentoi t’i jepte ryshfet policit, arrestohet i dyshuari
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në fshatin Korenicë të Gjakovës pasi dyshohet se kishte tentuar t’i korruptonte zyrtarët policorë.
Sipas Policisë, shtetasi shqiptar ishte ndaluar më 8 nëntor nga Njësia Rajonale e Komunikacionit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, derisa gjatë legjitimimit, i dyshuari kishte tentuar të shmangte gjobën duke tentuar t’i ofronte 10 euro policit.
i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është hapur rast dhënia e ryshfetit.
“I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, ndërsa kartëmonedha prej 10 eurosh u sekuestrua si provë materiale. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur rast “Dhënia ryshfeti,” dhe ai u ndalua për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës























