Gjobitet shoferi për tejkalim në vijë të plotë në Mitrovicë
BKT
Foto arkiv
Kronika

Gjobitet shoferi për tejkalim në vijë të plotë në Mitrovicë

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka gjobitur kundërvajtësin që ka bërë tejkalim në vijë të plotë në Mitrovicë.

“Policia në Mitrovicën e jugut ka identifikuar kundërvajtësin i  cili gjatë  drejtimit të mjetit në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë   kryen kundërvajtje duke bërë tejkalim në zonën ku është e ndalur me shenjë”, njofton PK.

Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit te mjetit me veprim motorik për tre muaj. 


MË SHUME NGA Kronika