Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Musliu
BKT
Kosovë

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Musliu

E. Hoti / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe deputetë të Kuvendit, vizituan për ngushëllime  familjen e pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliu, i cili vdiq të shtunën tragjikisht.

Sipas njoftimit nga Qeveria, Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Musliut dhe ka  thënë se ai do të kujtohet për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe FSK-së.

“Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë”, thuhet në njoftim.

I ndjeri Liman Musliu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

 

 

 

 

 

 


MË SHUME NGA Kosovë