Arrestohen dy të dyshuar për rrahje, njëri zyrtar policor
BKT
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar për rrahje, njëri zyrtar policor

V.Th. RTKlive

Inspektorati Policor njofton se një polic është suspenduar nga puna, sipas IPK-së kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke qenë jashtë detyrës zyrtare.

Në njoftim thuhet se rrahja ka ndodhur në një lokal në fshatin Ranillug të Gjilanit rreth orës 02:30.

“Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave (një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor të Ranillugut dhe i cili ishte  jashtë detyrës zyrtare )”, thuhet nga IPK-ja.

Tutje bëhet e ditur se dy të përfshirët janë arrestuar, ndërsa nga përleshja kanë pësuar lëndime.

“Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja”.


MË SHUME NGA Kronika