09:56 / 20.11.2024
Kontrabandë me pije dhe dele në Zubin Potok, arrestohet një person
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për një kontrabandë të dyshuar me kafshë dhe pije në fshatin Bube në Zubin Potok.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur 3 vetura dhe një furgon që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë.
“Njësia policore i është përgjigjur rastit ku drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar”, thuhet në njoftim.
Policia gjatë kontrollit të automjeteve ka vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolike dhe jo-alkoolike.
Tutje u bë e ditur se me vendim të prokurorit është iniciuar rasti si “Kontrabandë me mallra”.























