Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për sulm ndaj zyrtarit policor
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për sulm ndaj zyrtarit policor

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për sulm ndaj një zyrtari policor.

Rasti ka ndodhur më 20.11.2024 në ora 04:45, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, i dyshuari nën ndikimin e alkoolit  ka fyer dhe sulmuar zyrtarin policor.

Viktima pas lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

 

 


MË SHUME NGA Kronika