Arrestohet i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar nga Turqia
BKT
Kronika

Arrestohet i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar nga Turqia

E. Hoti / RTKlive

Njësiti FAST i Policisë së Kosovës ka arritur ta arrestojë një person me urdhërarrest ndërkombëtar të kërkuar nga Turqia.

S.Y i linduar më 1986, kërkohej nga Turqia pasi ishte dënuar me burgim prej shtatë vitesh për keqpërdorim të kartelave bankare.

“Sot me datë 21.11.2024 rreth orës 11:30, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve paraprake është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një i dyshuar shtetas turk me inicialet S.Y., i lindur 1986. I njëjti ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga  Turqia me qëllim të vuajtjes së dënimit prej shtatë viteve burgim efektiv, për kryerjen  e veprës penale, “Keqpërdorim i kartelave bankare”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera të parapara për raste të tilla.


MË SHUME NGA Kronika