Therje me thikë pas përleshjes mes dy të miturve në Skenderaj
BKT
Kronika

Therje me thikë pas përleshjes mes dy të miturve në Skenderaj

E. Hoti / RTKlive

Sot rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje mes dy të miturve në sheshin `Adem Jashari" në Skenderaj.

Rastin për RTklive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të lënduarit lëndimet i ka pësuar nga një mjet i mprehtë. Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve”, ka thënë Zahiti.


MË SHUME NGA Kronika