Arrestohet një person për ngacmim seksual ndaj një të miture në Vushtrri
BKT
Kronika

Arrestohet një person për ngacmim seksual ndaj një të miture në Vushtrri

G.K/RTKlive

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Vushtrri dje, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Në njoftimin e policisë thuhes se e mitura ka pranuar tretman mjekësor.

“Vushtrri  22.11.2024 – 17:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ishte e shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.


MË SHUME NGA Kronika