Të shtëna me armë në Koliq të Prishtinës, gjendet edhe armatim
E/h| RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Koliq të Prishtinës është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Siç ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh, njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati .
“Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit Zoraki, një pushkë e gjuetisë, 93 gëzhoja të kalibrit 9×19, 29 gëzhoja të callibrit 7.62 mm , katër gëzhoja të fishekëve me gaz, dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 12 fishekë me gaz.I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar gjendet në arrati”, ka njoftuar PK .
Tutje bëhet e ditur se rasti po hetohet nga organet kompetente dhe është iniciuar si “Përdorim i armës”.























