Shoqërohet në polici idyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng
BKT
Kronika

Shoqërohet në polici idyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në polici një person i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri më 15.08.2024 në një aheng familjar në Shtime.

Policia kishte arritur ta identifikonte të dyshuarin me inicialet D.SH në gusht, mirëpo i njëjti kishte qenë jashtë Kosovës.

Ndërsa, sot, më 29.11.2024, policia ka pranuar informatën se i dyshuari i kësaj ngjarje është kthyer në shtëpi.

“Hetuesit policor kanë shoqëruar në stacionin e policisë të dyshuarin D.SH (M/K) i moshës 32 vjeçar dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti penal "Përdorim të armës së zjarrit dhe mjetit të rrezikshëm "  dh"Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “, thuhet në njoftim.

I dyshuari është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë), me të cilën dyshohet se e ka përdorur në këtë  rast.


MË SHUME NGA Kronika