08:52 / 07.12.2024
Gjendet i vdekur në banesën e tij një burrë në Obiliq
G.K/RTKlive
Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Plemetin të Obiliqit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
“Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.























