11:59 / 09.12.2024
Sulmohen tre policë në veri të vendit
N.M. /RTKlive
Tre policë janë sulmuar në pjesën veriore të Mitrovicës nga persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës, derisa policët ishin duke qëndruar në një pikë statike. Të dyshuarit, nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi.
“ Raportohet se gjatë qëndrimin në pikë statike ndaj tre zyrtarë policorë, persona të pa njohur, nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi”, thuhet në raportin e PK-së.
Nuk raportohet për të lënduar. Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante dhe po cilësohet si sulm ndaj personit.























