Shpërthehet një mjet eksploziv në Prizren
V.Thaçi / RTKlive
Në Prizren është gjetur një mjet eksploziv i pa shpërthyer. Këtë e ka bërë të ditur për RTK-në zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi i cili ka theksuar se nga pamja mjeti duket të jetë një "bombë kasetë" e mbetur nga lufta e fundit.
Bytyqi po ashtu ka thënë se Njësiti i deminimit ka dal në vendngjarje dhe ka udhëzuar që të mbyllen të gjitha rrugët që qojnë në atë drejtim ngase mjeti eksploziv është vlerësuar si mjet shumë i rrezikshëm "bombë kasetore antitank".
Pasi që është siguruar rrethina mjeti eksplozivë është shpërthyer në vendngjarje pa ndonjë incident.
“Me datën 11.12.2024 rreth orës 14:30 nëpërmes telefoni policia është informuar se në oborrin e një kompania në Krushë të vogël, Prizren (ish-"podrumi I verës") dyshohet së gjatë punimeve me eskavator është gjet një mjet eksplosiv i pa shpërthyer. Nga pamja mjeti duket të jetë një "bomb kaset" e mbetur nga lufta e fundit. Policia ka dal në vendngjarje dhe ka siguruar vendin. Njësitet përkatëse policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin dhe gjithashtu është informuar edhe njësiti deminimit të FSK -së. Njësiti i deminimit ka dal në vendngjarje dhe ka udhëzuar që të mbyllen të gjitha rrugët që qojn në atë drejtim ngase mjeti eksploziv është vlerësuar si mjet shumë i rrezikshëm "bomb kasetore antitank". Pasi që është siguruar rrethina mjeti eksplosivë është plasur ( shpërthyer) në vendngjarje pa ndonjë incident”, ka thënë Bytyçi.























