Vjedhje parash në autolarje të Prishtinës, i dyshuari arrestohet
BKT
Kronika

Vjedhje parash në autolarje të Prishtinës, i dyshuari arrestohet

M.P. / RTKlive

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje në një nga autolarjet e Prishtinës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në autolarje kanë dëmtuar  me forcë katër aparate ku deponohen parat dhe nga aty ka arrit të marrin para të gatshme”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit i janë sekuestruar parat e vjedhura. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika