Zjarr në një shtëpi në Gjakovë, gjashtë persona kërkuan ndihmë mjekësore
BKT
Kronika

Zjarr në një shtëpi në Gjakovë, gjashtë persona kërkuan ndihmë mjekësore

RTKlive

Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e asfiksimit pasi zjarri ka përfshirë një shtëpi në Gjakovë.

Policia e Kosovës bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

“Është përfshi nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar.  Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e asfiksimit”, thuhet në raportin e PK-së


MË SHUME NGA Kronika