Moti sot, vranët dhe me reshje shiu e bore
BKT
Kosovë

Moti sot, vranët dhe me reshje shiu e bore

RTKlive

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme bore dhe shiu deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja do të mbizotërojë mot i vranët dhe pa reshje.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 2 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Temperaturat edhe në ditët në vijim do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja. Gjatë ditës sot do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1-7 m/s.


MË SHUME NGA Kosovë