Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes
BKT
Kronika

Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes

RTK

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar Edmond Lajçin me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës, në muajin prill të këtij viti në Pejë.

Vendimi i gjykatës është mirëpritur nga familjarët e Ukellës.

“Gjykata e dha vendimin përfundimtar, i cili na lehtësoi sadopak dhimbjen si familje,” ka deklaruar vëllai i të ndjerës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 19 nëntor nga Prokuroria Themelore në Pejë, Lajçi akuzohet se më 16 prill, rreth orës 8 të mëngjesit, ka vrarë bashkëshorten me dashje, duke përdorur armë zjarri, në banesën e tyre në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.


MË SHUME NGA Kronika