Goditet një këmbësor në Prishtinë, merr tretman mjekësor
BKT
Kronika

Goditet një këmbësor në Prishtinë, merr tretman mjekësor

E. Hoti / RTKlive

Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori që aktualisht është duke marrë tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë tutje Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika