Vodhi stoli ari në një banesë në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
BKT
Kronika

Vodhi stoli ari në një banesë në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Sh.Ç/RTKlive

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar pasi që dyshohet se i njëjti ka vjedhur stoli ari në banesën e një gruaje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 28.12.2024, në Prishtinë. Bëhet  e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka vjedhur stoli ari në banesën e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika