Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për vrasje në tentativë
BKT
Kronika

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për vrasje në tentativë

V.S|RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën ndaj dy viktimave.

Siç bëhet e ditur njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 4-fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në dy raste të ndara Policia ka njoftuar se po hetohen dy vdekje në kryeqytet.

Rasti i parë ka të bëjë me viktimën grua kosovare e cila është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar.

Ndërkaq, hetimi i dytë ka të bëjë me rastin ku një viktimë, mashkull kosovar  është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

 

 


MË SHUME NGA Kronika