09:29 / 24.01.2025
Therje me thikë në Skenderaj pas përleshjes mes të miturve
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se disa të mitur janë përleshur ditën e enjte në Skenderaj.
Sipas policisë gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të mprehta-thikë, ku lëndime kanë marrë tre persona.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Gjatë përleshje është përdorë edhe një mjet i mprehtë-thikë, lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy viktimat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























