Vdes një person në Lipjan pasi aksidentohet me traktor
BKT
Kronika

Vdes një person në Lipjan pasi aksidentohet me traktor

E. Hoti / RTKlive

Një person ka vdekur pasi është aksidentuar më traktor,të dielën në Lipjan.

Rastin e ka konfirmuar Policia  e Kosovës sot në raportin  24-orësh.

Sipas Policisë, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. 

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia. 

 


MË SHUME NGA Kronika