Iu gjet një AK-47 në veturë, arrestohet i dyshuari në veri
BKT
Kronika

Iu gjet një AK-47 në veturë, arrestohet i dyshuari në veri

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar është arrestuar në orët e para të së hënës në Mitrovicën e Veriut.

Rasti ka ndodhur rreth orës 00:35 në rrugën “Mbreti Petri”. Sipas policisë, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator me 5 fishekë si dhe disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika