Arrestohen një person për posedim të substancave narkotike
BKT
Kronika

Arrestohen një person për posedim të substancave narkotike

M.M. /RTKlive

Arrestohet një person për posedim të substancave narkotike. Të  dyshuarit i janë gjetur në veturën e tij gjatë një kontrolli në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, më 03.02.2025, në ora 13:10.

“Rruga e Pejës, Fushë Kosovë / 03.02.2025 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar 11.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, ”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 Bëhet e ditur se i dyshuari, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika