Në Prizren e Suharekë procesi i votimet ka kaluar i qetë
BKT
Kosovë

Në Prizren e Suharekë procesi i votimet ka kaluar i qetë

RTKlive

Në Komunën e Prizrenit po vazhdon procesi i votimit, për zgjedhjet e rregullta parlamentare të Republikës së Kosovës. Qytetarët e Prizrenit janë duke votuar ende në 67 qendra votimit.

Në fshatrat e Prizrenit, numri i votuesve ka nisur te bie dukshëm në minutat e fundit, para mbylljes së qendrave të votimit.

Numri i qytetarëve, që po votojnë për zgjedhjet e përfaqësuesve të tyre për Kuvendin e Republikës, në qendrat e votimit në qytet është ende i lartë edhe pse kanë mbetur edhe pak minuta para përfundimit të votimeve.

Korrespondentja RTK, Mirvete Axhami, njofton se deri më tani nuk kishte ndonjë veprim  që do të dëmtonte procesin e votimit.

”Policia e Kosovës deri tani nuk ka regjistruar ndonjë problem, deri pak minuta para përfundimit të zgjedhjeve, për dallim nga zgjedhjet e para 4 vjetëve”, tha ajo.

 Bëhet e ditur se zgjedhjet kanë kaluar të qeta edhe në komunën e Suharekës ku është votuar në 35 qendra të votimeve.


MË SHUME NGA Kosovë