Qytetari raporton se i është dëmtuar varri i një familjari
BKT
Kronika

Qytetari raporton se i është dëmtuar varri i një familjari

E. Hoti / RTKlive

Një burrë në Fushë Kosovës ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dëmtuar varri i një familjari të tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur më 09.02.2025 rreth orës 09:26 minuta dhe është iniciuar si “Dëmtim i varreve apo kufomave”.

“Ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar një varr të familjarët e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.


MË SHUME NGA Kronika