Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve për drogë
BKT
Kronika

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve për drogë

E. Hoti / RTKlive

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës  ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj dy të pandehurve.

Sipas njoftimit nga PSRK i pandehuri M.M, akuzohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Ndërkaq, i pandehuri S. N. akuzohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tutje bëhet e ditur se  kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.


MË SHUME NGA Kronika