Vetaksident në autostradën Prizren-Jug, humb jetën shoferi
BKT
Foto ilustrim/Getty Images
Kronika

Vetaksident në autostradën Prizren-Jug, humb jetën shoferi

G.K/RTKlive

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në autostradën "Dr. Ibrahim Rugova", në dalje për Prizren Jug, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij, në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore.

"Si pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendngjarje", ka thënë Hoxha.

Njësitë policore të autostradës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

Policia apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, pasi numri i aksidenteve me fatalitet po bëhet gjithnjë e më shqetësues.

Përveç aksidentit tragjik që ndodhi në afërsi të Prizrenit gjatë ditës ka ndodhur edhe një aksident tjetër me fatalitet në  fshatin Carralevë. Si pasojë e këtij aksidenti, një tjetër person ka humbur jetën.


MË SHUME NGA Kronika