Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për narkotikë
BKT
Kronika

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për narkotikë

E. Hoti / RTKlive

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.T., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari K.T., gjatë periudhës kohore tetor – nëntor 2024, në kohë të pacaktuar në Prizren, pa autorizim ka shpërndarë dhe shitur substancë psikotrope të llojit mariuhanë në sasi të mëdha.

Gjatë një kontrolli nga ana e policisë në banesën e tij më datë 11.11.2024,  i janë gjetur qese najloni me sasi të marihuanës të përgatitura për shitje.

 “Pas një kontrolli nga ana e policisë në banesën e tij më datë 11.11.2024, rreth orës 11:40 min, në Prizren, i janë gjetur tetëmbëdhjetë (18) qese najloni të përgatitura për shitje me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 32.62 gram, një (1) foli alumini me substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 3.02 gram, substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 1.58 gram, një (1) kavanoz qelqi brenda së cilës gjendej substanca narkotike e llojit mariuhanë me peshë 1.32 gram, një (1) qese najloni me substancë e llojit mariuhanë me peshë 45.52 gram, një (1) kavanoz qelqi brenda me substancën narkotike e llojit mariuhanë me peshë 49.74 gram, substancë e llojit mariuhanë në peshë prej 1.41 gram, pesëmbëdhjetë (15) qese të vogla paketimi dhe dymbëdhjetë (12) të mëdha,një (1) rrole me foli alumini, një (1) peshore digjitale me mbishkrim CONSTANT,qese najloni për paketime, si dhe 6x10 €”, ka njoftuar Prokuroria e Prizrenit.

Tutje thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.


MË SHUME NGA Kronika