QKMF- së në Kaçanik i shtohet edhe shërbimi mamografik
BKT
Kosovë

QKMF- së në Kaçanik i shtohet edhe shërbimi mamografik

RTKlive

Vargut të shërbimeve specialistike në QKMF në Kaçanik, iu shtua edhe shërbimi mamografik. Nga kontrata e nënshkruar për bashkëfinancim muaj më parë mes Komunës së Kaçanikut dhe Islamic Relief, sot QKMF në Kaçanik u bë edhe me aparatin e mamografisë.

Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi, së bashku me drejtorin e Islamic Relief Kosova Mohamed Salimon, drejtorin e shëndetësisë Sali Malsiu dhe drejtorin e QKMF-së Sinan Zeneli inaguruan këtë projekt të rëndësishëm për qytetarët tanë.

Nënkryetari Vishi falenderoi Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, ku vlera e investimit është mbi 100 mijë euro në bashkëfinancim me Komunën e Kaçanikut, duke shtuar se tani qytetarët tanë dhe qytetarët e komunave përreth do të kenë mundësinë të bëjnë inçizimin përmes aparaturës së mamografisë në Kaçanik.

Ky aparat do të jetë pronë e QKMF-së, në shërbim të pacientëve tanë.

Mamografia është procedurë diagnostike e cila shërben për diagnostikimin e kancerit të gjirit.

"Mamografia është ende procedura diagnostike më e zakonshme e ekzaminimit e cila nuk është e dëmshme ,sepse pajisjet e gjeneratës së re lëshojnë rrezatim minimal. Qytetarët e komunës sonë do ta kenë më afër të kryejnë shërbimet e nevojshme që ofrohen nga ky aparat mjekësorë, duke kursyer kohë dhe mjetë financiare", njofton Komuna e Kaçanikut.


MË SHUME NGA Kosovë