Arrestohet personi i dyshuar për disa grabitje në kryeqytet
BKT
Kronika

Arrestohet personi i dyshuar për disa grabitje në kryeqytet

B. H. | RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar sot një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në së paku shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura, të ndodhura kohët e fundit në kryeqytet.

“Ndaj personit të  dyshuar me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Aktualisht po vazhdon puna hetimore në koordinim edhe me Hetuesit Rajonal, për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.


MË SHUME NGA Kronika