11:08 / 22.02.2025
Dhuna në familje, nëntë intervenime brenda 24 orëve
RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë intervenuar në nëntë raste të dhunës në familje.
Sipas raportit të policisë, shumica e viktimave të dhunës në familje janë gra.
Ndërkaq rastet e raportuara janë nga Fushë Kosova, Drenasi, Podujeva, Peja e Mitrovica.























