Prokuroria do të kërkojë masën e paraburgimit për të arrestuarit në Klinë
Sh.Ç /RTKlive
(E plotësuar) Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë të ditur se dy personat e arrestuar për plagosjen në Klinë janë ndaluar për 48 orë dhe është paraqitur kërkesa në Gjykatën Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur se katër persona kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Sipas tij, janë siguruar edhe prova të cilat do të shërbejnë tutje në këtë rast.
“Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit dhe njëkohësisht ndaj tyre do të dorëzohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka autorizuar policinë që të ndërmerren veprime hetimore që të ndriçohet në plotin kjo çështje penale”, ka deklaruar ai për RTKlive.
Plagosje në Klinë, arrestohen dy të dyshuar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona tё dyshuar pёr veprën penale ‘vrasje nё tentativё’ në nё Klinё. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes policia ka hasur njërin nga viktimat i cili ishte i shtrirë dhe i lënduar.
“Stacionin Policor në Klinё rreth orës 22:40, është njoftuar se nё rrugën ‘Ilir Merturi’ nё Klinё, ka tё shtёna me armё zjarri. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se i njëjti ёshtё dёrguar për trajtim nё spital, gjithashtu edhe tre tё lënduarit tjerё janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё.
Në njoftim theksohet se tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy personave tё dyshuar.
“Gjatё arrestimit janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё pistoletё M57, njё karikator i sё njёjtёs armë, pesё fishekё kal: 7.62mm, dy gёzhoja kal:7.62mm, njё mjet i mprehtë (brisk)”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Dyshohet për një të plagosur me armë zjarri në Klinë
Polocia ka njoftuar një person dyshohet se ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit në Klinë, ndërsa dy të tjerë nga mjetet e forta në mbrëmjen e së dielës.
Policia ka theksuar se rasti ka ndodhur në fshatin Jashanicë. Sipas policisë, gjendja e të plagosurit nga arma e zjarrit është më e rënduar, teksa të tri viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Tre persona janë të lënduar, dy prej tyre me mjete të forta, derisa një tjetër dyshohet nga arma e zjarrit. Gjendja e këtij të fundit është më e rënduar. Ata janë dërguar për emergjencën e spitalit rajonal. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:40”, thuhet në njoftimin e policisë Gashi.
Policia ka theksuar se i dyshuar është identifikuar, por që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.























