14:40 / 28.02.2025
Një person shoqërohet në polici për posedim të paautorizuar të armës
K. K. / RTKlive
Policia ka bërë të ditur se sot ka arrestuar një person, 23-vjeç, në fshatin Petrovë të Shtimes, për posedim të paautorizuar të një arme zjarri.
Në njoftim thuhet se dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa arma e mbajtur pa leje është sekuestruar. Po ashtu thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas përfundimit të intervistës, rasti është referuar tek prokurori i shtetit, i cili ka iniciuar procedurën ligjore për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.























