Arrestohet e dyshuara për veprën penale ‘Spiunazhi’
BKT
Kronika

Arrestohet e dyshuara për veprën penale ‘Spiunazhi’

V.Thaçi / RTKLive

Është arrestuar një dyshuar se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”.

Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ku thuhet se arrestimi është bërë sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës - Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Sipas njoftimit e njëjta, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material.

Ndërkohë, prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.


MË SHUME NGA Kronika