12:03 / 05.03.2025
Sekuestrohen 166 parcela në Novobërdë dhe Graçanicë
RTKlive
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka sekuestruar pasuri prej miliona eurosh në kuadër të hetimeve ndaj të pandehurit G.G., i akuzuar për veprën penale të mashtrimit.
Sipas njoftimit, janë ngrirë dhe sekuestruar 166 parcela të cilat ndodhen në komunat e Novobërdës dhe të Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë me vlerë mbi 1 milion euro.
Dyshohet se këto pasuri janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet janë në fazën finale, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.























